Futboll

 Gjilani po përgatitet në Shqipëri

Futbollistët e Gjilanit tash e sa ditë po përgatiten në Shqipëri. Nga kampi kuq e bardh thonë se përgatitjet po shkojnë mirë dhe sipas planit. Ata po përgatiten sa në plazh, sa nëpër fusha futbolli, sikurse që kanë paralajmëruar edhe zhvillimin e disa  ndeshjeve kontrolluese.

Gjilani pati kaluar një periudhë të vështirë organizative, por tashti të gjitha ato janë tejkaluar dhe sipas drejtuesëve të tij KF Gjilani pritet që në pranverë të luaj rol me rëndësi në elitën e futbollit Kosovar, sikurse edhe në Kupën e Kosovës në futboll.

You Might Also Like