Gjilan

100 të rinj nga Gjilani do të nënshkruajnë praktikën me kompanitë vendore duke iu ofruar atyre perspektivë të punësimit përmes mbështetjes së BE-së

 

100 të rinj nga rajoni i Gjilanit do të nënshkruajnë praktikën me një numër të kompanive vendore, me qëllim të gjetjes së vendeve të përhershme të punës në të ardhmen. Nënshkrimet janë bërë të mundshme përmes mbështetjes së BE-së dhe do të bëhen në praninë e Nataliya Apostolovas, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese Speciale e BE-së; Lutfi Hazirit, Kryetar i Komunës së Gjilanit; dhe udhëheqësve të kompanive që ofrojnë praktikën.

 

Ambasadorja Apostolova do të bisedoj me praktikantët për pritjet e tyre nga kjo mundësi e rëndësishme dhe do të dëgjojë pikëpamjet e tyre mbi të ardhmen e Kosovës dhe rolin e BE-së në të. Ambasadorja gjithashtu do të takohet me komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Gjilanit, për të biseduar për perspektivat ekonomike në rajon dhe çfarë do të thotë ky lloj i mbështetjes së BE-së për punësim dhe krijimin e kushteve për të rinjtë që të mbesin në rajon.

You Might Also Like