OPINION

140 vjetori i okupimit të Gjilanit nga ushtria Serbe

 Ukshin Zajmi:

Pas luftës ruso-otomane e cila u zhvillua në teritorin e Bullgarisë së sotme, përkatësisht në Plevne, që në qarqet shqiptare në Kosovë njifët si “Lufta e Plemës së vogël” prej prillit të vitit 1877 e deri me 2 shkurt të vitit 1878. Pushtëti serb e hetoi se fuqia Otomane kishte filluar të  dobësohet nga se në qarqet e ushtrisë ishin infiltruar spiuna dhe se shumica e shqiptarëve qe nga Sanxhaku i Nishit e Vilajeti iKosovës ishin në këtë luftë, ata morën vullnet që të pushtojnë pjesëm veriore t[ banuar me shqiptarë. “Arnautët drejtë për së drejti do ta ndjejnë presionin e forcës sonë dhe çka nuk mundet të përfitohet me anë të hollave do të nënshtrohet me forcë. Shkurt  Serbia e atëhershme borgjeze dhe gjysmë policore sheshazi pati qëllime kolonialiste ndaj trojeve shqiptare”, thot Novica Rakoçeviq, sipas Reshat Avdiut (Kriza ballkanike dhe qëndresa e shqiptarëve në trojet etnike në Shqipërin e vjeter verilindore ( 1875-1877) Preshevë 2014. Në këtë mënyrë ushtria serbe e mori Nishin, Pallankën e Bardhë, Pirotin, Trnin, Breznikun, Prokupjen, Leskocin, Vlasotincen, Vrajën, Kurshimlinë, dhe me 4 shkurt të vitit 1878 edhe Gjilanin dhe ushtria serbe marshoi deri në Gra]anicë dhe Fushë Kosovë. Me Kolonen e Veternikut komadoj Ratomir Putniku, i cili e pushtoi Gjilanin (http://srbi.ch/n/radomir-putnik-slavni-vojskovoda-koji-u-kanadi-ima-svoju-planinu/.

Pas ardhjës se ushtrisë serbe në Gjilan, edhe serbët që jetonin në Gjilan morën  forcë dhe filluan zullumin ngaj popullatës shqiptare. Mirsade Rashiti-Ajvazi tregon rrefimin e saj, të cilin ia kishin treguan prindët, se në atë kohë shumë burra e gra shqiptare janë mbutur nga ushtria serbe dhe nga serbet gjilanas. Ajo tregon dy moment, kur Ahmetit të Gigimive, të cilët I kishin shtëpitë prej Postët së sotme e deri në lumin Banja, ai duke ardhura nga arat, serbet ia kishin parë qystekun e sahatit dhe donim me ia marrë. Një grua shqiptare e kishte parë  maltretimin qe po I bëhet Ahmetit, I kishte thanë një  gruaje serbe për të intervenuar, mirëpo ajo I kishte thënë: me pasë mundësi të gjith;ve u kisha mbytë, si dhe nga kjo familje pa prind kishte mbetur një vajzë e Gigimive-Laliferja, e cila ishte mshefë në grazhdin e kafshëve. Këtë vajzë e kanë marrë Gjinolet, të cilët  e rritën, ia dhanë një pasuni dhe e martuan.

Kjo pjesë e ushtrisë serbe është tërhjekë pas rekomandimeve të Kongresit të Berlinit, dhe në Gjilan sërish ka udhëheqë Perandori Otomane deri në Vitin 1912, kur për të dytën herë Gjilanin e okupuan serbet. Kjo tërhekje e forcave serbe nga Gjilanit, knjazi serb Milan në Nish paska thënë: “Edhe pse në qendër të Nishit flamuri serb valon, Fushë Kosova  ende nuk është pushtuar” thot Todor P.Stankoviq.

Këto të dhëna faktike dhe dëshmitë gojore, na ofrojnë të vërtetën se Gjilani qenka okupuar edhe në kohën kur këtu ka qenë Perandoria Otomane me 4 shkurt të vitit 1878. Andaj mbetët detyrë e historianeve që të hulumtojnë edhe dokumente të tjera dhe të mbledhin edhe dëshmi  tjera foljore nga gjenerata e dytë, sepse ndoshta ka ende njerëz të cilat I mbajnë mend fjalët e prindërve të tyre.

You Might Also Like