Gjilan

22 vite nga rënia e katër të rinjve shqiptarë në afërsi të fshatit Myqybabë

Ishte korriku i vitit 1999 e lufta në Kosovë kishte përfunduar dhe shqiptarët e përvuajtur po gëzonin ditët e gjysmëlirisë. Në korrikun e vitit 1999 edhe në komunën e Gjilanit ende ishin të freskëta kujtimet për luftën, vrasjet, masakrimet e dhunën e paparë ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare. Regjimi serb që kishte humbur keq nga forcat çlirimtare të UÇK-së dhe aleancës NATO trupërisht po e lëshonte Kosovën e bashkë me ta edhe serb të maskuar në civilë që duart i kishin të përlyera me gjak. Pikërisht nga këta njerëz me 13 korrik të vitit 1999 u vranë katër të rinjë shqiptarë në të dalë të fshatit Myqybabë. Ishin këta atëkohë në moshën e rinisë, lirinë e kishin para vetes, por dora gjakatare ua preu jetën në moshën e rinisë e në ditët e para të Çlirimit.

Më 13 korrik 1999 u vranë Agush G. Rexhepi ( 1973) nga fshati Myqybabë, Sejdi G. Rexhepi (1978) nga fshati Myqybabë, Mirnes L. Hajdini ( 1980) nga fshati Myqybabë dhe Menderez A.Ramushi (1977) nga fshati Llashticë.

 

Në vendin ku u vranë këta të rinj, sot në shenjë kujtimi për ta është ngritur lapidari, i cili për cdo vit ngjallë kujtesën për këta të rinj të rënë në ditët e para të lirisë.

Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe tek lapidari i këtyre të rinjve e deputetja Arijeta Rexhepi, me prejardhje nga ky fshat, ka shkruar se edhe këtë vit, tek lapidari i ngritur për këta martirë kujtojmë të kaluarën mbi të cilën ne sot gëzojmë lirinë e pavarësinë e vendit tonë!

 

You Might Also Like