Viti

Në Viti u  shënua 5 Maji-Dita e Dëshmorëve të komunës

 

Me rastin e 5 majit- Ditës së dëshmorëve të Komunës së Vitisë, sot është mbajtur një seancë solemne për të përkujtuar gjithë dëshmorët e rënë të kësaj komune dhe janë vendosur kurora lushësh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Gjithashtu me qenë se kjo ditë përkon me ditën e rënies së dëshmorit, Jonuz Zejnullahu, gjithashtu janë vendosur kurora lulesh edhe në bustin e këtij dëshmori në Shkollën e Mesme Profesionale në Viti, që mbanë emrin e tij.

Seanca solemne për nder të 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të Komunës ës Vitisë, ka filluar sot me një minutë heshtje në shenjë respekti dhe nderimi për të gjithë ata që kanë rënë për liri. Kurse zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, gjatë kësaj seance solemne potencoi se sot më shumë se kurrë na duhet një dashuri më e madhe për atdheun.

“Sot më shumë se kurrë na duhet një dashuri më e madhe për atdheun, një respekt dhe solidaritet për njëri-tjetrin, një bashkim i forcave tona dhe tejkalim i dallimeve politike për qëllimet madhore të Kosovës.

Na duhet punë dhe sakrificë më e madhe për t’u bërë ballë sfidave në përmbushje të synimeve tona” u shpreh zv. Kryetari Aliu.

Ai gjithashtu tha se vendi nuk ka kohë për të humbur, sepse shteti dhe shoqëria jonë ka nevojë për përmbylljen e të gjitha reformave që janë nisur duke shtuar se vendit tonë duhet t’i krijojmë një të ardhme të qëndrueshme.

Kurse Qemajl Rexhepi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, tha se falë mundit dhe sakrificave të dëshmorëve të vendit nëpër etapat e historisë si dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne mund të festojmë këtë ditë të lirë.

Ai tha se për këtë kontribut të pjesëtarëve të UÇK-së, familjet e dëshmorëve janë krenar dhe porositi që duhet të kihet kujdes të veçantë për familjarët e dëshmorëve në veçanti për fëmijët e tyre.

Përndryshe në homazhet që janë mbajtur për nder të dëshmorëve sot pos përfaqësuesve të komunës së Vitisë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të subjekteve politike, veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, Policisë, Shëndetësisë, shkollës, Bashkësisë Islame dhe të tjerë.Aziz Zuka

 

You Might Also Like