KRONIKË E ZEZË

639 fletparaqitje për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore 09 shtator 2020 deri me 15 Shtator 2020 , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej gjashtëqind e tridhjetë e nëntë (639) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.

 

Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere për tu vërtetuar se janë duke i përmbush masat Anti COVID- 19 të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës.

 

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .

You Might Also Like