OPINION

A do të kemi surpriza gjatë zgjedhjeve të ardhshme?

Autor: Msc.Skender Berisha

 

Përderisa Kosova po kalon në gjithë këtë sfidë epidemiologjike, sfidë që natyrisht është edhe i vendeve të tjera, vendi ynë po kalon në fazën më të vështirë të humbjes së jetës së qytetarëve si rezultat i këtij problemi të shfaqur në qytetet e mëdha, pa lënë anash edhe pjesët rurale të saj. Por, Kosova sfidën e radhës do t´a ketë pas përfundimit të mandatit apo rrëzimit të kësaj qeverie, ngase mënyra e qeverisjes e ngadaltë, dhe nën hijen e pandemisë rezulton në një qeveri që çfardo rezultati të sjell, nuk do të vërehet dhe do të jetë pak i prekshëm.

Kosova si shtet i ri, dhe pa përvoja në shumë aspekte që mund t´i ketë një shtet, së fundi pati sfidën e saj edhe në ekonomi. Komunitetit afarist dhe shportës familjare edhe ashtu të rënduar i´u vendos në krah një barrë që se kishte më herët.

Sfidat nuk kanë të ndalur edhe në shumë fusha tjera siq janë ato në Kulturë, Arsim, Shëndetësi, Mbrojtje dhe Siguri, Shërbimet publike e kështu me radhë.

Një mocion mosbesimi pritet t´i adresohet qeverisë Hoti. Për politikën kosovare këto sfida janë bërë të natyrshme, e që në thelb ato ndikojnë edhe në investimet direkte nga bizneset vendore dhe ato të huaja, ngase stabiliteti politik jep mundësi për siguri në investime dhe si rezultat i kësaj të mirat e investimeve janë të lidhura direkt me jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Këto sfida politike që vazhdimisht i´u servohen qytetarëve, ndikojnë edhe në jetën emocionale të tyre, ngase edhe në bisedat mes miqve janë bërë tema qëndrore.

Pas gjithë kësaj drame që po kalon ky vend, pas gjithë këtyre vështirësive që po kalojnë qytetarët e Kosovës, ka ardhur një momentum i ri që gjithsesi duhet marrë rrugën e zhvillimit të saj.

Ky proces i transformimit shoqëror, nga një shoqëri e përvuajtur dhe me mundësi të kufizuara, drejt një shoqërie të avancuar dhe me prosperitet, shoqëri e integruar dhe e vlerësuar edhe nga të tjerët, shoqëri pa ambicie teritoriale ndaj të tjerëve, e shumë të tjera që i posedon ky popull, meritojnë një Qeveri dhe një Kryeministër pa afat të skaduar, një personalitet që sakrifikon veten e tij, idealin e të parëve t´a ketë gjithnjë përballë, sakrificat e brezave të tërë të jenë motiv për të dhe bashkëpuntorët e tij, personalitet që i ofron qytetarëve program dhe projekte që lidhen me përditshmërinë e tyre.

Historia na ka mësuar se pas çdo sfide të rëndë ky vend ka nxjerrë nga gjiri i saj bij dhe bija që janë në gjendje të japin maksimumin e tyre, dhe i dalin zot vendit edhe në luftë edhe në paqe.

Interesat e vendit kush i ruan dhe i vë në lëvizje më mirë se sa një i ditur dhe atdhetar, një i shquar dhe bujar, i ngritur dhe përparimtar.

Siq po shihet brumi i këtij personaliteti të cilit i duhet këtij vendi veqse është gatuar dhe po piçet, një personalitet që frymën patriotike e ka të mbjellur në zemër, i përkushtuar dhe i gatshëm të japë atë që i nevojitet këtij vendi.

Vlenë të theksohet se gabimet në zgjedhje, dhe votimet pa meritë, nuk po shkatërrojnë vetëm se mirëqenien e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, ato po dëmtojnë tërë procesin zhvillimor dhe krahasimor me vendet e rajonit, ato po dëmtojnë edhe historinë e lavdishme të këtij populli, duke vërë në pyetje edhe vetë ekzistencën si shqiptar autokton në këto troje.

Ka ardhur koha, që populli me të drejtë e thotë “I erdh reni” për ta patur një Kryeministër “hakikat” që nuk e ka punë sekondare pozitën e Kryeministrit, por të konsiderojë se ajo pozitë udhëheqëse është Obligim dhe jo Shpërblim partiak.

Ka ardhur koha, që Ministri mos të jetë një personalitet që punë të parë t´a ketë pozitën e Ministrit, por përvojat e sukseshme gjatë karierës së tij të jenë qelësi i suksesit edhe i proceseve të mëtutjeshme të digasterit ku menaxhon.

Gjithashtu ka ardhur koha që Zëvendës Ministrat si vartës të Ministrit, të jenë në gjendje të ndërveprojnë me të gjithë, e veqmas komunikimi me qytetarët të jetë i drejtëpërdrejtë dhe i përditshëm, ngase realiteti në vendin tonë thuajse ndryshon çdo ditë, dhe marrja e informatave nga dora e parë do t´u shërbente edhe gjatë marrjes së vendimeve që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve në përgjithësi.

Ka ardhur koha e intelektualëve që u janë mbyllur dyert për të kontribuar në politikën kosovare, Akademisë së Shkecave dhe Arteve, Profesorëve e Doktorëve që shpërfaqja e tyre në opinion i´u bënë konkurencë disa politikanëve që ndoshta gabojnë edhe pa vetëdije (apo edhe me vetëdije), gjithë atyre të rinjëve që kanë patur pasion futjen në politikë, një armate e tërë nga bota e Artit, të cilët shkëlqyeshëm na prezentojnë nëpër botë, qytetarët tanë në diasporë që kanë qenë dhe janë gjithmonë të gatshëm të kotribuojnë në të gjitha sferat, sidomos asaj që kanë patur fatin të studiojnë nëpër Universitetet më të njohura botërore, gjithmonë pa anashkaluar edhe moshën e tretë apo të shtyer intelektuale, pasi që nga ta rrjedh gjithë ky process i pandalshëm deri sa të ekzistojë kjo Kosovë e dashur për të gjithë.

Mbetet të shihet se a do të kemi surpriza në zgjedhjet e ardhshme, apo nëse e vënë në votëbesim qeverinë e tanishme.

KOSOVA PO VUAN NGA PAPËRGJEGJËSIA POLITIKE

…dhe surprizat tek ne nuk janë të zakonshme…

 

You Might Also Like