OPINION

Administrata dhe Arsimi në Gjilan e rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore

jeton  Shkruan: Mr. sc. Jeton Idrizi –

Pas pushtimit fashist, pjesa më e madhe e Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore, mbeti nën okupimin italian, e cila ju bashkua Shqipërisë londineze duke e themeluar administratën civile me emrin Komisariati i Lartë Civil për “Tokat e Liruara” me qendër në Prizren. Ku më këtë rast, Shqipërisë ju bashkua një territor me sipërfaqe prej 11780 km2 me një popullsi prej 820 000 banorë.

Në krye të kësaj administrate u vu Fejzi Alizoti, i cili bëri organizimin administrativ sepse ky kishte përvojë të madhe në administratën shtetërore të Shqipërisë. Pas krijimit të tri Prefekturave të Kosovës, ajo e Prizrenit, Prishtinës dhe Pejës, Gjilani mbeti si Nënprefekturë e cila juridikisht i përkiste Prefekturës së Prishtinës. Ne jemi munduar që sado pak me anë të dokumentave të hulumtuara të paraqesim organizimin në Nënprefekturën e Gjilanit duke përfshirë: administratën, arsimin, numrin e popullsisë etj. Më poshtë po i paraqesim disa të dhëna lidhur me Gjilanin dhe rrethinën e tij.

Bashkia e Gjilanit (Nënprefekturë e Prishtinës) kishte këto Komuna: Ajnovecit, Doberçanit, Bostonës, Rogozhda, Kamenicës, Parrallova, Porteshi, Pozharanit, Rogoshca, Rapotova, Sllatina, Vagoneshit,Velekinca, Ranillugës, Hogoshtës(emrat janë të shënuar ashtu siç kanë qenë në atë kohë).

Organizimi në Tokat e Liruara bëhej në këtë formë: në krye të Profekturës ishte Prefekti, të Nënprefekturës Nënprefekti, të Bashkisë dhe Komunave ishte kryetari. Shumica e Prefektëve, Nënprefektëve, si dhe Kryetarët e Komunave ishin zgjedhur njerëz me autoritet dhe që ishin nacionalistë shqiptarë të lidhur me pushtetin. Zgjedhjet ishin në harmoni direkte nga Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Ndërsa nënpunësit e tjerë të Nënprefekturave i emëronte nënprefekti. Gjithashtu nën kompetencë të Nënprefektit ishin edhe gjykatat, ekonomia, arsimi dhe kultura.

Organet kryesore të prefekturës ishin Këshilli i prefekturës, Inspektorati i Arsimit, Inspektorati i Bujqësisë, Inspektorati i Veterinarisë, i PTT-së, i punëve botërore, i rekrutimit i pyetjeve, Drejtoria e Financave, Oda e tregtisë, Kryemiftinia e zonës etj. Simbas organizimit të prefekturës funksiononte edhe nënprefektura, por vetëm se numri i nënpunësve ishte më i vogël në nënprefektura. Prefekti ishte i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me komisariatin civil, përkatësisht me minstrinë përkatëse. Ndërsa nën udhëheqjen e Bashkisë ishin organet si: kryesia e bashkisë, drejtoria e spitalit, drejtoria e shtetit, e shkollave, e shëndetit, e PTT-së, e bujqësisë, e pyejeve, e burgut, e financave etj. Të gjithë prefektët, nënprefektët dhe kryetarët i zgjidhte Ministria e Punëve të Brendshme.

Në nënprefekturën e Gjilanit nënprefekti i parë ishte Mehmet Ali-Bej Kosova, mandej Jahja Baqaj, Rifat Berisha, mandej Miftar Spahiu, Kolë Bibë Dodaj dhe Hamit Kroja. Kryetar i Bashkisë në Gjilan ishte Daut Elezi ndërsa i fundit në vitin 1944 ishte Mustafa Natiku.

Pasi më lart ne paraqitëm të gjitha Prefekturat, Bashkitë dhe Komunat e tyre, tash do të paraqesim listën e të gjithë rrethit te Gjilanit me numrin e popullsisë, e cila është hartuar më 23 nëntor 1941.

Bashkija Gjilan 11.603 Banorë
Ajnovc 6.681
Dobërçan 2.368
Bosoton 6.719
Hugozhdë 7.520
Kamenicë 5.113
Parallov 4.619
Partesh 4.719
Pozharan 7.236
Rogoshcë 6.698
Rapatovë 5.357
Sllatinë 4.658
Vagonesh 4.539
Velkinçë 1.907
Rrethi Gjilan 79.761

Lista e popullsisë sipas gjinisë dhe përkatësisë fetare në rrethin e Gjilanit, hartuar më 13 nëntor 1941 nga Komisarati i Lartë Civil për Kosovë, Dibër e Strugë.
Gjithsej Meshkuj Femra Mysliman Ortodoks Katolik Tjerë
Bashkija Gjilan 11.603 5.926 5.677 5.750 5.840 13
Ajnovc 6.681 3.289 3.392 4.012 2.669
Dobërçan 2.362 1.200 1.162 1.307 1.055
Bosoton 6.719 3.216 3.473 3.522 3.137
Hugozhdë 7.520 3.971 3.542 7.486 34
Kamenicë 5.113 2.507 1.606 2.253 2.860
Parallov 4.619 2.360 2.259 2.932 1.687
Partesh 4.719 2.424 2.295 2.489 2.230
Pozharan 7.236 3.651 3.585 5.199 2.037
Rogoshcë 6.698 3.437 3.261 5.359 1.339
Rapatovë 5.337 2.732 2.605 2.212 3.125
Sllatinë 4.658 2.428 2.230 3.907 751
Vagonesh 4.589 2.307 2.282 3.313 1.276
Velkinçë 1.907 979 928 1.494 413
Rrethi Gjilan 79.761 40.457 39.304 51.235 28.513

Këshilli, pasi i kishte shqyrtuar dhe studiuar me kujdes raportet e propozimet e përmbajtura në të dhe duke pasur parasysh nevojën e shpejtë të hapjes së këtyre shkollave, kishte marrë vendim për hapjen e këtyre shkollave fillore në Tokat e Liruara.

Sipas këtij vendimi u parapa që në Tokat e Liruara të hapen pesë inspektori me qendra në Prizren, Pejë, Prishtinë, Dibër të Madhe dhe në Tetovë, por ne po i paraqesim vetëm ato te rrethit të Gjilanit.

Në Gjilan dhe rrethe: Nr. Shkollave Nr. mësuesve
“ Gjilan 1 “ “ “ 4 “
“ Bresalcë 1 “ “ “ 1 “
“ Strezovë 1 “ “ “ 1 “
“ Hogoshtë 1 “ “ “ 1 “
“ Cërnicë 1 “ “ “ 1 “
“ Koretinë 1 “ “ “ 1 “

Pasi ishin hapur shkollat në Tokat e Liruara dhe ishin bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e punës nëpër shkolla, tash ishte radha e vendimit për klasifikimin dhe transformimin e mësuesve shqiptar për në këto vise. Këtë vendim e kishte për detyrë ta merrte Këshilli i Ministrave të Mbretërisë Shqiptare i cili në mbledhjen e tij të mbajtur nën Kryesin e Z. Shefqet Vërlaci, Kryeministër, Zav.

Ministër Sekretar Shteti për Drejtësinë dhe Zav. Ministër Sekretar Shteti për Punë Botërore, me anëtar Z.Z. Tefik Mborja, Ministër Sekretar i Partis Fashiste Shqiptare, Maliq Bushati, Ministër Sekretar Shteti për Punë të Brendshme, Kemal Vrioni, Ministër sekretar Shteti për Financa, Ernest Koliqi, Ministër Sekretar Shteti për Arsimin, Anton Beça, Ministër Sekretar Shteti për Bujqësi dhe Pyje dhe Zav. Ministër Sekretar Shteti për Industri dhe Tregti, mbi propozimin e bërë me shkresën Nr. 4009/44 datë 25 Tetor 1941 të Ministrisë së Arsimit, dhe konform nenit 4 të Dekretit Mëkëmbësor Nr. 38 datë 10 shkurt 1941 mori vendim për miratimin e kërkesës së Ministrisë së Arsimit për transferimin e disa arsimtarëve shqiptar në viset e liruara.

Pas vendimit për transferimin e mësuesve shqiptar në Tokat e Liruara, Ministria e Arsimit Shqiptar ua dërgon Inspektoriateve Arsimore të Prizrenit, Dibrës së Madhe, Pejës, Prishtinës, Tetovës e Shkodrës edhe listën e personelit arsimor të cilët do të transferoheshin. Lista e rrethit të Gjilanit përmbante këta emra:

NËNPREFEKTURA E GJILANIT
Gjilan K/Mës.

1. Elez Gashi
Mës

2. Filip Gashi

3. Ganije Gashi
Bresolcë “ 1. Sadije Gjilani
Strezovë “ 1……………………
Hogoshtë 1. Fadil Haxhi Hoxha
Cërnicë “ 1…………………………..
Koretinë “ 1……………………………

 

You Might Also Like