Futboll

Adonis Dodolli e Taulant Haliti te Vllaznia

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit ka vazhduar me përforcime para fillimit të ediconit të ri të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Olle ka mësuar se kjo skuadër tashmë është përforcuar edhe me dy futbollistë.

Bëhet fjalë për Adonis Dodollin, mesfushorin që vjen nga Dardana, si dhe mbrojtësin e Ramiz Sadikut, Taulant Halitin.

Kjo dyshe shumë shpejt pritet të prezantohet në ambientet e klubit pozhoranas.

Vllaznia ediconin e fundit kishte rrezikuar mjaft shumë rënien nga Liga e Parë.

Por, pandemia e COVID-19, bëri që FFK të merr vendim që asnjë skuadër e kësaj lige mos të zbres një rang më poshtë

You Might Also Like