KRONIKË E ZEZË

Afër lumit Llapushnicë u gjet një trup i pajetë

Gjilan, 04 maj 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se më 04 maj 2020, në afërsi të lumit Llapushnicë, i cili gjendet afër fshatit Llovcë, komuna e Gjilanit, është gjetur një trup pa shenja jete.

 

Në trupin e pa jetë, në bazë të dokumenteve të identifikimit ka rezultuar se bëhet fjalë për tani të ndjerin B.O. (1978), i cili nga familjarët e tij kishte qenë i raportuar si person i humbur, që nga data 24 mars 2020.

 

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të njëjtit është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

 

You Might Also Like