Gjilan

Agim Zuzaku, kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit

 

 

Agim Zuzaku, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan do të jetë kandidat i këtij subjekti politik për kryetar të Gjilanit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, i cili ka pritur në një takim kryetarin e sapozgjedhur të degës së AAK-së në Gjilan.

 

Ramush Haradinaj ka shkruar:

 

Prita në takim kolegun tim, kryetarin e ri të AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku. Shkëmbyem mendime për planet e Aleancës në Anamoravë dhe në nivel vendi.

Po ashtu, kam kënaqësinë të ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku. Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi.

Anamorava në përgjithësi, e Gjilani veçmas, janë prekur direkt nga qeverisja e Aleancës.

Urime Agim!

 

Kryelajmi.com

You Might Also Like