Libri

“AGMIA”, EKSKLUZIVISHT PËR DYZETVJETORIN E KRIJIMTARISË LETRARE TË SHKRIMTARIT SABIT RRUSTEMI

 

Revista letrare – kulturore “AGMIA’, organ i asociacionit të shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubit “Beqir Musliu”, e nis vitin 2018, me një numër ekskluziv, i cili i përkushtohet krijimtarisë letrare të shkrimtarit gjilanas, Sabit Rrustemit, në dyzetvjetorin e tij të shkrimit, që u shënua në fund dhjetorin e vitit të kaluar.

Në këtë numër të cilin e ka redaktuar dhe përgatitur prof.dr, Anton Nikë Berisha, janë përmbledhur kryesisht vështrimet letrare të paraqitura në shënimin e këtij përvjetori, vitin e kaluar, më 22 dhjetor 2017, në Bibliotekënbn e re të qytetit të Gjilanit.
Ky numër, hapet me një shkrim hyrës të vetë Anton Nikë Berishës, për këtë përvjetor të rëndësishëm të këtij shkrimtari, për të pasuar më pas me shkrimet kritike të Prend Buzhalës ( Profili krijues i Sabit Rrustemit), Ibrahim Kadriut (Poezi që do t’i rezistojë kohës), Irena Gjonit, (Për dashuri kurrë s’është vonë),Ramadan Musliut, (Introduktë për një motiv poetik), Mehmetali rexhepit, (Pleksje lirike e estetike e lirisë), Sherafedin Kadriut, ( Lirika metaforike e vëllimit poetik “Pa një vdekje mbes” ), Nexhat Rexha, ( Angazhimi i Sabit rrustemit në zhvillimin e jetës kulturore në Gjilan e më gjerë), Maxhun Osmanaj, (Poet i qëndresës, dashurisë dhe i indiv idualitetit krijues) si dhe të Anton Nikë Berishës, (Tregime të rrafshit të ngritur poetik).
Ky numër ekskluziv i kësaj reviste përmbyllet me 10 poezi si dhe pesë tregime të Sabit Rrustemit, të cilat janë përzgjedhur nga vetë prof.dr.Anton Nikë Berisha, njëri ndër studiuesit më të spikatur të letërsisë shqipe sot si dhe me bibliografinë “Shënime për jetën dhe krijimtarinë letrare të Sabit Rrustemit”, përgatitur nga Xhezide Selimi.
Si rëndom në këto raste, kjo revistë sjell në ballinë edhe një fotografi të këtij shkrimtari, realizuar nga Arben Llapashtica si dhe në pjesën e pasme të ballinës, njërin nga tregimet më të dalluara të këtij autori, zgjedhur e veçuar po nga redaktori i këtij numri, Anton Nikë Berisha.
Ky numër i revistës letrare – kulturore “Agmia”, është mbështetur financiarisht nga Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, zoti Lutfi Haziri, nën përkujdesjen e të cilit edhe është organizuar ky jubile letrar i këtij shkrimtari.

 

You Might Also Like