Show Biz

Agon Latifi lanson videoklipin e këngës më të re “Drejt n’zemër”

Ai po bënë emër në muzikën kosovare dhe shumë shpejt pritet të shpërthejë në toplistat e muzikës.

Këngëtari Agon Latifi, ka nxjerrë videoklipin më të ri të tij të këngës “Drejt n’zemër”, me tekst dhe muzikë nga Uki Latifi, prodecent PRYGO dhe regjisor të videoklipit Flamur Thaçi.

Këngëtari Agon Latifi është student në vitin e tretë në Universitetin Amerikan në Kosovë AUK, në drejtimin IT dhe dizajn, kurse krahas studimeve ai po bënë emër edhe në muzikë dhe pritet që shumë shpejtë të nxjerrë edhe videoklipe të tjera.

Kjo këngë tani është në dispozicion edhe të dëgjuesve dhe të shikuesve në kanalin youtube dhe pritet të ketë një shikueshmëri e dëgjueshmëri të madhe.

Këngën “Drejt n’zemër” mund ta dëgjoni e ta shikoni në adresën në youtube:

 

You Might Also Like