Gjilan

Agushi: Të stopohen të gjitha projektet e t’i përkushtohemi ujit

Isa Agushi, këshilltar në Asamblenë Komunale të Gjilanit e ka cilësuar alarmante mungesën e ujit në Gjilan, andaj ai ka dhënë një ide që të stopohen të gjitha projektet dhe që të gjitha ato mjete të orientohen kah furnizimi me ujë të pijshëm.

Siç ka theksuar Agushi, Gjilani është në gjendje alarmante sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas tij njerëzit që jetojnë në shumëkatëshe po përballen me mungesën elementare, atë të ujit.

“Jemi në muajin shkurt e nuk kemi ujë, mund t’a paramendojmë se çfarë do të mund të sjellë vera. Jemi në gjendje lufte për ujë”, ka thënë Isa Agushi, që ka ngritur drojën se si pasojë e mungesës së ujit mund të ndodhin epidemi. Sipas tij nuk mund të presim fonde nga jashtë e as ujë nga qielli, por duhet të mobilizohemi të gjithë për të sjellë ujin nëë krojet tona.

You Might Also Like