Gjilan

Ajet Avdyli nga Gjilani kandidat i LDK-së në Zvicër për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kandidati që përfaqëson diasporën e Zvicrës Ajet Avdyli është një ndër themeluesit e LDK-së. Sidoqoftë besoj se ai do të jetë një zë besnik për diasporën në Kuvendin e Kosovës. Kandidati për deputet për Kuvendin e Kosovës Ajet Avdyli është një person me vizion, me perspektivë dhe ka njohuri teorike e praktike. Pra, një figurë që shumë e cilësuar dhe e çmuar edhe nga vet LDK Dega në Zvicër, si person me dinjitet të lartë, vlera te larta atdhetare e kombëtare shqiptare. Po të fitonte garën për deputet në Kuvendin e Kosovës Ajet Avdyli, politika e deritashme e sjelljes se Ligjeve dhe akteve tjera juridike në Kuvend do të ndryshohej në mënyrë që ajo të jetë më e përqendruar në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë reale ne Kosovë. Ajeti do t’i sjell risi institucioneve në Kosovë , praktika e metoda te marra nga Zvicra. Ai nëse ka fat të bëhet deputet do të bëjë përpjekje që Kosova të ece përpara si në aspektin ekonomik e politik. Përpjekja e tij dhe e LDK është vendosja e marrëdhënieve të mira e miqësi të përhershme me SHBA, BE etj.

Kush është AJET Avdyli , kandidat për ne Kuvendin e Kosovës ?

Z.Ajet Avdyli është një ndër themeluesit e Degës se LDK ne Zvicër. Ka bartur pozita te larta në hierarkinë e degës. Me përgjegjësi me te madhe e themi se Prof. Ajet Avdyli ka qenë në të gjitha periudhat promotor i proceseve dhe aktiviteteve në degë. Mbijetesa dhe veprimtaria e LDK Dega ne Zvicër ,lidhet kryesisht edhe me emrin e Z. Ajet Avdylit.

Shkollimi: Ajet Avdyli e ka te mbaruar Fakultetin Filozofik Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ne Prishtinë. Me shkuarjen e tij për te punuar ne Zvicër atje ai nuk ndenji kot u specializua u shkollua ne shume fusha. Kreu një rikualifikim profesional dyvjeqar ,ne lemën e Informatikës dhe Kontabilitetit i diplomuar ne vitin 1999 ne Zvicer. Ne vitin 2008 ka mbaruar Shkollën e Lartë në  Zurich dhe ka marre diplomën Agjent i Lart i Sigurimit Shtetëror SAO Dedektiv Privat. I Specializuar në lëmin e Sigurimeve sociale Shëndetësore, i Certifikuar si Ekspert i Sigurimeve ,Këshilltarë i Lartë etj. Parlamenti i Kosovës ka nevoje ta ketë një deputet si Ajet Avdylin ne mesin e 120 deputetëve. Kosovën e presin shumë sfida, shumë përballje dhe shumë marrëveshje që do te presin zgjidhje nga Kuvendi i Kosovës ! Ndaj dhe ne i urojmë shumë suksese qe ta fiton garën për Deputet Ajet Avdyli për në Kuvendin e Kosovës.

You Might Also Like