KULTURA

Akademia e “Flakës…” i kushtohet heroit Kadri Zeka

 
 
Me “Akademinë e Flakës”, të dielën hapet zyrtarisht manifestimi kombëtar kulturor “Flaka e Janarit 2021”.
Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të dielën (17 janar), me fillim në ora 16:00, mbahet “Akademia e Flakës” që e shënon zyrtarisht hapjen e manifestimit “Flaka e Janarit 2021”, që sivjet i kushtohet heroit, Kadri Zeka.
Pjesë e programit artistik do të jenë:
 
ORKESTRA SIMFONIKE E FILHARMONISË SË KOSOVËS me një koncert artistik.
 
Ndërkohë, menjëherë pas “Akademisë së Flakës”, në ora 17:00 do të hapet Ekspozita kolektive e arteve pamore – Peneli i Flakës, në Galerinë e Qytetit.
Manifestimi i Flaka e Janarit 2021 është i 30-të që po organizohet në Gjilan.
 

You Might Also Like