Zgjedhjet 2019

AKR dega në Gjilan në balotazh mbështet Lutfi Hazirin

Shefja e shtabit të Aleanca Kosova e Re (AKR) në Gjilan, Vana Jerliu-Ramadani në kordinim me presidentin e AKR-së Behgjet Pacolli dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan njiherit edhe kandidat për kryetar komune të Gjilanit në balotazhin e 19 Nëntorit, arrijnë marrveshje që AKR dega në Gjilan do të mbështesë kandidatin Lutfi Haziri në garën për kryetar komune në këtë balotazh. Gjithashtu, AKR në Gjilan do të jetë pjesë e qeverisjes komunale me LDK në katër vitet e ardhëshme.

V. Jerliu-Ramadani ka falënderuar shtabin zgjedhor, kandidatët e listës së AKR-së, kryesinë e degës, FR e gruas dhe Rinor, nëndegët dhe të gjithë votuesit e saj për rezultatet e arritura në zgjedhje e 22 tetorit, ku AKR në këto zgjedhje do të jetë e përfaqësuar me dy këshilltarë në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

AKR-ja me të gjitha strukturat, në pajtim me vullnetin e elektoratit të saj  bënë thirrje që të mbështes kandidatin për   kryetar komune Lutfi Haziri në garën e balotazhit me 19 Nëntor.

Sipas zëdhënësit të shtabit të AKR-së dega në Gjilan Sami Spahiu, AKR në katër vitet e ardhëshme në Kuvendin Komunal do të jetë e përfaqësuar nga Vjollca Gagica-Matoshi dhe Shemsedin Ramushi.

You Might Also Like