KRONIKË E ZEZË

Aksident trafiku me lëndime të rënda

????????????????????????????????????

Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhur në Viti. Nga hetimet në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti rrugor ka ardhur kur vetura Opel Vectra me tabela 06 drejtuar nga vozitësi Shqiptar Shtetas i Kosovës duke qarkulluar në rr “28 Nëntori”-Viti me të arritur në udhëkryqin që lidhet me rr. ,,UCK” bënë kyçje të pasigurt nga rruga dytësore në rrugën kryesore ku ndeshet me veturën VW Golf ku përveç dëmeve materiale në dy njësi, lëndime të rënda trupore pëson pasagjeri i veturës golf ( i mitur 2015) ku pas trajtimit mjekësor në QE në Gjilan i njëjti transferohet në QKUK në Prishtinë, ndërsa lëndime të lehta trupore pësojnë vozitësi i veturës Golf dhe dy pasagjer të tjerë. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që vozitësi i Veturës Opel Vectra të ndalet për 48 orë. Rasti procedohet në Gjykatë.

You Might Also Like