Viti

Me aktivitete të ndryshme po shënohet në Viti 1 Qershori- Dita e Fëmijëve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për nder të 1. Qershorit- Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala ka pritur për vizitë nxënës të shkollave fillore. Gjatë kësaj vizite kryetari Haliti dhe Drejtori Lala ju kanë uruar fëmijëve këtë ditë duke potencuar se ata janë e tashmja dhe ardhmja e këtij vendi. Më pas fëmijët kanë zhvilluar edhe një vizitë në Sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku u improvizua një seancë te Kuvendit. Me këtë rast fëmijëve ju është drejtuar me një fjalë rasti edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i cili pos që ju uroj atyre këtë ditë feste, i njoftoj ata edhe me punën e Kuvendit Komunal. Po ashtu fëmijët kanë vizituar edhe Stacionin Policor në Viti, ku u pritën nga komandanti i këtij stacioni, Agim Lipovica. Përndryshe për çdo vit komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, përkujdesët që kjo ditë të shënohet në Viti, kurse gjithashtu një fëmijë çdo 1 qershor “caktohet” Zyrtar për Rini. Ndërkaq sot në orët e pasdites nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport në Shtëpinë e Kulturës

“Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, do të mbahet një koncert festiv për fëmijë nga AKV “Kemajl Azizi” Viti.A.Zuka

You Might Also Like