Muzikë

AKV Gjilani pjesëmarrës në ,,Festivalin ndërkombëtar te këngës qytetare Ulqin 2017″

AKV ,,GJILANI” në këtë festival është paraqitur me potpuri këngësh të  kombinuara nga të gjitha trevat shqiptare, për ta begatuar sa më shumë këtë ngjarje me rëndësi te veçantë, te interpretuara nga këngëtaret tash më të njohur t ë AKV,,GJILANI” : Qemajl Musliu, Nehat Ferati , Afrim Haziri, nën përcjelljen e orkestrës profesionale të udhëhequr nga maestro Murat Ismajli dhe aranzhimet e Burhan Azizit.

Festivali kishte karakter reveial dhe kishte laramani të  këngëve edhe nga kombe të tjera.

Sic ka theksuar Nehat Ferati, kryetar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI”,  programi i paraqitur nga AKV GJILANI pasuroi këtë ngjarje dhe i dha një jehone kalasë së Ulqinit me këngët e bukura shqiptare, është pritur shume ngrohtë dhe me entuziazëm nga publiku vendas dhe nga organizatoret.

Vlen te theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit ,,GJILANI” ne këtë festival është realizuar ne kuadër te bashkëpunimit te shkëlqyer te Ansamblit dhe organizatorit ku me këtë rast i jemi mirënjohës për pritjen e ngrohte dhe vëllazërore .

AKV GJILANI edhe pse me vështirësi te jashtëzakonshme nga mungesa e mbështetjes institucionale po përpiqet te i kultivoj, ti ruaj dhe ti përfaqësoj vlerat tona kulturore ne mënyrë sa më të mirë.

You Might Also Like