Muzikë

AKV Gjilani shkëlqeu në Burrel

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI” mori pjesë  në   ,,Festivalin e Këngës Epike dhe Lirike – Burrel 2016”. Ky festival u mbajt për herë të  dytë në Rrethinën e Matit, ku qëllimi i këtij festivali është që të kultivohet dhe të ruhet kënga epike dhe lirike sa me shumë në trevat shqiptare.

Ansambli ,,GJILANI” mori pjesë në  këtë Festival, duke u munduar që t’a pasuroj gjithmonë këtë ngjarje kulturore me programet e veta dhe të paraqitet krahas shumë Ansambleve dhe grupeve të tjera nga të gjitha trojet tona.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” në këtë Festival u paraqit në natën e dytë finale me dy këngë lirike nga grupi i këngëtareve dhe orkestrës dhe u prit jashtëzakonisht ngrohtë nga publiku matjan.

Ne këtë paraqitje ansambli ynë u shpërblye me çmimin e ,,Kolonisë se piktorëve”,  të cilët poashtu kishin një aktivitet te mrekullueshëm.

Vlen te theksohet se organizimi dhe mikpritja matjane ishin te mrekullueshme njëherit i shprehim mirënjohje organizatorëve që patën forcën dhe kurajën të bëjnë këtë punë të mrekullueshme.

Këto organizime janë shumë të qëlluara dhe të domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtare.

 

You Might Also Like