Muzikë

AKV “Kemajl Azizi”- e Vitisë kthehet nga Bullgaria me vendin e parë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia, është kthyer sot në Viti nga Bullagaria me çmimin e parë të cilën e ka rrëmbyer në festivalin “Atlimansaka Ogarlitsa” në Primorsko të Bullgarisë. Gjithashtu solistja me e mirë në këtë festival është shpallur Lendita Ahmeti nga po ky ansambël.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport kanë pritur sot në qendër të qytetit të Vitisë, AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia, ansambël ky që ka marrë vendin e parë në festivalin ” Atlimansaka Ogarlitsa ” në Primorsko të Bullgarisë, duke lënë pas shumë shtete të tjera në një konkurencë të fortë konkuruese të ansambleve të shteteve të 15 shteteve tjara pjesëmarrëse në këtë festival ndërkombëtarë.

Hasan Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Vitisë, ndër tjerash tha se ky ansambël ka qenë një ambasador i denjë i cili ka paraqitur në mënyrën më të mirë Kosovën dhe Shqipërinë në Bullgari duke potencuar se ata ndihen krenar me fitoren e saj. E Milot Lala, drejtor I DKRS-së në

Viti, tha se kjo drejtori në vazhdimësi po e përkrah këtë ansambël duke thënë se fitorja e saj është befasuese dhe se ata ndihet krenar që ky ansambël nga Vitia, ka arritur të përfaqësoj dhe të marrë çmim për dy shtetet shqiptare dhe shtoj se ata do të jenë përkrah të këtij ansambli që të arrijnë edhe suksese më të mëdha.

E Arsim Abazi nga AKV “Kemajl Azizi”, tha se ata në këtë festival kanë konkurruar me valle burimore shqiptare ku nga 15 shtete konkuruese ata kanë arritur të marrin vendin e parë dhe shtoj se solistja e këtij ansambli Lendita Ahmeti, është shpallur më e mira. Ai falënderoj institucionet komunale të Vitisë, konkretisht DKRS-në për mbështetjen e saj të vazhdueshme si të asaj morale por edhe financiare por falënderoj edhe MKRS-në për mbështetjen e dhënë. Aziz Zuka

You Might Also Like