Gjilan

Alban Hyseni, pjesë e listës së kandidatëve për deputetë

Pjesë e listës së kandidatëve për deputet
Lëvizja VETËVENDOSJE! është më shumë se subjekt politik. Për ne aktivistët është shtëpia e organizata ku kemi mësuar e po mesojmë shumë. Është vendi e mundësia për të dhënë e ndihmuar.
Shokët e shoqet në Lëvizje, janë më shumë se shoqëri. Jemi të bashkuar në ideale e qëllime. Më shumë kam mësuar e fituar në Lëvizje e nga shoqet e shokët se që kam dhënë. U jam shumë mirënjohës për mundësinë, që përsëri të jem kandidat për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Shpresoj dhe besoj, që me besimin tuaj, të jem përsëri deputet dhe pjesë e Kuvendit të Republikës.
Mirënjohës e falemnderues ndaj Aktivistëve të Lëvizjes, Familjes, shoqërisë e gjithë atyre që mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Me 14 Shkurt, Qeveria Kurti dhe Lëvizja po e fillojnë një epokë të re për vendin e kombin.
Image may contain: 1 person, indoor

You Might Also Like