Gjilan

Ambasadori i ri i Turqisë konfirmon mbështetjen për shkollat e Gjilanit

22 shkurt 2019 –  Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica është pritur sot nga ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Drejtori Gagica, në emër të kryetarit Haziri, e ka uruar ambasadorin Sakar për detyrën e re, ndërkaq e ka falënderuar Ambasadën e Turqisë për mbështetjen e madhe për shkollat e Gjilanit, sikurse qw e ka informuar për projektet që ka mbështetur organizata shtetërore turke TIKA.

 

 

Kurse, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, ka konfirmuar mbështetjen për shkollat e Gjilanit edhe në të ardhmen, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do ta vizitoj këtë Komunë, ku do të pritet nga kryetari Lutfi Haziri.

You Might Also Like