Muzikë

ANSAMBLI GJILANI FITUES I ÇMIMIT TË PUBLIKUT NË FESTIVALIN E KËNGËS EPIKE DHE LIRIKE ,,MAT 2019″

Ansambli Gjilani u shpërblye me çmimin e publikut ne Festivalin e Këngës Epike dhe Lirike , i cili u mbajt ne Bashkinë e Matit konkretisht ne qytetin e Burrelit-Shqipëri. Ansambli “Gjilani” u paraqit me Këngë të pastra shqipe kryesisht të trevës sonë, edhe pse po përballet me vështirësi të mëdha Ansambli Gjilani po arrin te ruaj dhe kultivoj traditat tona shekullore, duke iu falënderuar Artistëve të shumtë gjilanas që kanë vullnet të pa thyeshëm për ti ruajtur këto vlera.

Faleminderit jurisë profesionale për vlerësimin, mbi të gjitha faleminderit organizatorit Bashkisë së Matit dhe Drejtorit z.Sokol Meta , për pritjen dhe që me shumë punë e sakrificë ka arritur qe ta organizojë një ngjarje aq me vlera kulturore.

You Might Also Like