Futboll

Anulohet “Fest Football” për shkak të dëborës, zhvillohet me 21 shkurt

Anulohet “Fest Football” për shkak të dëborës, zhvillohet me 21 shkurt

 
“Festi Football” ishte paraparë që me 18 shkurt të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, por për shkak të dëborës stadiumi sintentik është i mbuluar me dëborë e me akull, kjo ka bërë që organizatorët e këti festivali të futbollit ta shtyhejn për disa ditë saktësisht gjerë me 21 shkurt ditën e diel.
“Festi Football” organizohet nën patronatin e LR e Futbollit të Gjilanit dhe FFK-së, ndërsa është paraparë që të jenë mbi 16 klube rajonale të kategorive U-8 e U-9.
Trajneri i cili do ta mban këtë “Festi Football”, Franck Bettulat, me prejardhje shqiptare i cili jeton e vepron në shtetin e Francës nga afër ka inspektuar fushën
 sintentike me zyrtarin Komunal të Sportit, Armend Misini.
“Më vjen shumë keq për klubet, jemi të detyruar ta shtyjmë për pak ditë këtë festival të futboll për shkak të dëborës pasi fusha nuk i plotëson kushtet, ndërsa në këto kushte nuk mundemi ti rrezikojmë fëmijët nga 7 gjerë në 9 vjeqë. Ne si organizator kemi vendosur që ta mbajmë të dielën me 21 shkurt duke filluar nga ora 10:00, tek stadiumi me bar sintentik tek “Rrethi”, do të jetë një ditë e futbollit dhe i kisha ftuar të gjithë të interesuarit dhe prindërit e fëmive që të jenë pjesë e kësaj bukurie të futbollit duke shpresuar se shumë nga këta talent në vitet e ardhëshme do të gjinden nëpër klube të mëdha evropiane”, ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur, Franck
 Bettulat.

Siq kanë bër të ditur organizatorët të gjithë pjesëmarrësit do të stolisen me nga një medalje ndërsa ndeshjet do të zhvillohen me nga 5 futbollist nga 8 minuta.

You Might Also Like