Sporte të tjera

Arbesa Hyseni dhe Alea Alidema në mesin e shtatë garueseve më të mira në Ligën A për Kupë në Gjimnastikë Artistike

 

Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka shpërblyer dy gjimnastet e Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema”, të cilat kanë marrë pjesë në garën e LIgës A përë Kupë në Gjimnastikë Artistike në disiplinat parter, kapërcime, tra ekuilibror dhe paralele e shkallëzuar.

Akademia e Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema” u paraqit me tri garuese, dy nga Vitia dhe një nga Gjilani. Siç thekson kryetrajneri Hazir Alidema, pas një gare shumë të fortë dhe një konkurrence të fortë gjimnastet nga Vitia Arbesa Hyseni dhe Alea Alidema ishin në mesin e shtatë garueseve më të mira dhe ato janë shpërblyer me diploma.

Gara është zhvilluar me 25 dhjetor 2021 dhe Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” këtë vit ka patur një vit shumë të suksesshëm, duke marrë pjesë në shumë gara dhe duke fituar shumë medalje.

 

You Might Also Like