Futboll

Ardian Kurteshi, kryetar i KF Vllaznia

Klubi i Futbollit Vllaznia nga Pozharani, ekip që është larguar nga Superliga e Kosovës në Futboll është përballë me vështirësi organizative. Këtë verë presidenti dhe zëvendëspresidenti i klubit kanë dhënë dorëheqje, kurse klubi po përballej me vështirësi.

Këtë të dielë, në KF Vllaznia janë zgjedhë organet udhëheqëse.

Në një njoftim të KF Vllaznia është thënën se pas një analize të gjatë dhe të kujdesshme anëtarët që ishin prezent në mbledhje vendosën unanimisht për kryetar klubi tani e tutje të jetë Ardian Kurteshi, nënkryetar Arsim Ostergllava,drejtor sportiv Agon Pira dhe sekretar Ilir Zuka. Për kompletimin e organeve tjera do të informoheni me kohë.

You Might Also Like