Futboll

Ardian Nuhiu: Mungesat po na kushtojnë

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, foli pas ndeshjes me Flamurtarin dhe qau mungesën e futbollistit Izair Emini.

“Kemi humbur por them se kemi luajtur lojë të mirë sidomos në pjesën e parë kur qëlluam dy herë shtylla. Edhe pjesën e dytë e nisëm mirë krijuam raste por nuk shënuam ndërsa pësuam gol dhe kjo na ndëshkoi shumë. Ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Shpresoj të kthehet edhe Izair Emini nga lëndimi që po na mungon shumë dhe të mendojmë për rezultate të mira”, ka thënë Ardian Nuhiu.

You Might Also Like