Trashëgimi

ARKEOLOGU I NJOHUR SHQIPTAR, GËZIM HOXHA, VIZITON KALATË E RRETHINËS SË GJILANIT

Njëri nga njohësit më të mirë në Ballkan i antikitetit të vonë, arkeologu shqiptar Gëzim Hoxha, vizitoi dje kalatë e rrethinës së Gjilanit, atë të Pogragjës, Mireshit ( Dobërqanit ), Poneshit dhe të Bresalcit.
I shoqëruar dhe nga magjistrat e arkeologjisë, Berat Ademi e Sherafedin Kadriu, arkeologu nga Shqipëria, i cili ishte për herë të parë në këtë pjesë të Kosovës, u njoh nga afër me gjendjen e këtyre kalave, për të cilat flitet se i takojnë kësaj periudhe.
Me përjashtim të Kalasë së Pogragjës, mbetjet e së cilës ende janë të dukshme dhe viteve të fundit nuk është dëmtuar nga faktori njeri e faktori kohë, kalatë si ajo e Mireshit, Poneshit dhe Bresalcit, thuaja kanë mbetur vetëm si toponime.
Moskujdesi i shoqërisë ndaj kësaj trashëgimie të çmueshme arkeologjike, e ka bërë të veten. Edhe ato pak mbetje, janë nën mëshirën e kohës, ndërsa, hulumtime e investime fare nuk ka pasur në këto pjesë e, kjo ishte shumë brengosëse, madje dhe shqetësuese për Arkeologun shqiptar, Gëzim Hoxhën.

You Might Also Like