Futboll

Arlind Gashi futbollist që po shkëlqen

Futbollistë me prejardhje nga Kosova po shkëlqejnë kudo nëpër klube evropiane. Emra të rinj të futbollit nga dita në ditë po e tregojnë talentin e tyre. Edhe në Gjermani, që është fuqi botërore e futbollit ka shumë futbollistë që me plot sukses luajnë nëpër ekipe të ndryshme, duke dëshmuar se lojtarët me prejardhje nga Kosova janë vatër e pashterrshme e futbollistëve cilësorë.

Futbolli është shumë i popullarizuar edhe në landin e Bajernit, në jug të Gjermanisë, trevë nga e cila janë disa ekipe të Bundesligës. Edhe në këtë land luajnë shumë futbollistë shqiptarë dhe një prej tyre pa dyshim është edhe Arlind Gashi, futbollist i TSV Abensberg. Ky sulmues, që luan në krahun e majtë sivjet që në fazën përgatitore të ekipit të tij ka dëshmuar cilësi të mëdha, duke shënuar një gol nga largësia dhe duke qenë asistues në disa gola të tjerë.

Edhe në ndeshjen e dytë Arlind Gashi ka dëshmuar cilësitë e tij, duke shënuar dy herë ndaj ekipit kundërshtar Adlhausen dhe duke qenë më meritori në fitoren e ekpit të tij. Ekipi i tij, sivjet ka synim që të ngjitet në rang më të lartë të garave, kurse gjithësesi që nga Arlindi priten lojëra edhe më cilësore.

You Might Also Like