KRONIKË E ZEZË

Arrest shtëpiak për drejtorin e “Eco Higjiena”

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të pandehurit Senad  Rramaj. Sipas njw njoftimi nga gjykata, i akuzuari në cilësinë e drejtorit Ekzekutiv në ndërmarrjen “Eco Higjiena” në Gjilan, dyshohet se ka përpiluar dhe falsifikuar vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin dhe shitjen e aseteve, të cilat asete janë shitur pa u vlerësuar dhe pa kurrfarë kriteri.

Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale: falsifikim i dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Gjithashtu gjykata ka vendosur që të njëjtit t’i konfiskohet edhe dokumenti i udhëtimit pasaporta.

You Might Also Like