KRONIKË E ZEZË

Arrestohen dy të dyshuar për rastin vjedhje e rëndë

Me 06 gusht 2020 pas mesnate rreth orës 01:25, Policia e Kosovës njësitet patrulluese të stacionit policor të Kamenicës kanë vërejt një veturë të dyshimtë me tabela 01 e cila ishte e parkuar në një vend në Fshati Berivojcë –Kamenicë .

Pasi vetura e dyshimtë me të vërejt policinë largohet nga vendi ku ishte e parkuar dhe nuk ndalet në urdhëratë e policisë për tu ndalur dhe e njëjta fillon të lëvizë me një shpejtësi të madhe në drejtim të Gjilanit.

Menjëherë janë ndërmarrë veprime për ta ndalë veturën e dyshimtë dhe me ndihmë të një patrulle të Trafikut Rajonal të Gjilanit vetura është arrit të ndalet ndalet në fshatin Përlepnicë Komuna Gjilan.

Në veturë ishin dy persona të dyshuarit : I. Sh. (1987) , dhe B. S. (1979) që të dy shqiptar shtetas të Kosovës me banim në Fushë Kosovë.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate

Ne automjetin që ata drejtonin gjatë kontrollit janë gjetur tredhjet e dy (32) copë shufra të bakrit të dimensioneve te ndryshme me peshë afër 120 kg., që dyshohet të jenë të vjedhura nga trafo- stacionet e rrymës elektrike në ish fabrikën e pllakave XIQ ‘’Karaqeva ‘’ në fshatin Berivojcë komuna Kamenicë , vlera e dëmit të shkaktuar vlerësohet të jetë e konsiderueshme sipas pronarit.

Sendet e gjetura janë konfiskuar nga ana e hetuesve policor në cilësi të provave materiale për gjykatë .

Dy të dyshimtit janë arrestuar nga ana e Policisë, ata janë intervistuar në prani të mbrojtësve ligjor.

Me urdhër te prokurorit te shtetit iniciohet rast ,,Vjedhje e rende”, ndërsa të dyshuarit dërgohen ne mbajtje për 48 orë .

Rasti është duke u hetuar.

You Might Also Like