KRONIKË E ZEZË

Arrestohet për posedim të substancave narkotike

Më 23 maj 2020, rreth orës 14:00 , nga Policia e Kosovës në Rrugën “Halim Orana” këtu në Gjilan është ndaluar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës dhe gjatë kontrollimit fizik, tek i njëjti janë gjetur trembëdhjetë (13) qese me Substancë Narkotike e dyshuar e llojit Marihuanë.

Substancës narkotike iu është bërë testi fushor me që rast ka rezultuar pozitiv e llojit Marihuan dhe ka peshuar 4.4 gram.

Me urdhër te Prokurorit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

Me 26 maj 2020, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë pas informatë se i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës në shtëpinë e tij bashkë me të dyshuarën po ashtu shqiptare shtetase e Kosovës janë duke përdorur substanca narkotike.

Me urdhër kontrolli nga Prokurori është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç ‘rast është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substance narkotike e dyshuar e llojit Heroin me peshë 19.7 gram .

I dyshimti është intervistuar në prani të mbrojtësit ligjor.

You Might Also Like