Libri

ARS CLUBI “BEQIR MUSLIU” PËRMBYLL SUKSESSHËM VEPRIMTARITË LETRARE PËR VITIN 2019

Njëri ndër asociacionet më vepruese letrare në Kosovë, Ars Clubi “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan, me Manifestimin tradicional kulturor, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, thjeshtë një manifestim – maratonë, ka përmbyllur veprimtaritë letrare poër vitin 2019, veprimtari këto qëë kanë qenë të bujshme dhe të shumëllojshme.
Ku asociacion alternativ shkrimtarësh, ka realizuar me sukses gjatë vitit që po e lëmë, këto manifestime tradicionale kulturore nga fusha e letërsisë: :
PENA E FLAKËS , pjesë e pandashme e Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit” që mbahet në fund të çdo janari dhe kulmon me shpalljen e rezultateve të konkursit anonim letrar, me organizimin e orës së madhe letarre dhe dhënien e Çmimit letrar “Pena e Flakës”, poezisë më të mirë të Manifestimit si dhe me botimin e krijimve të përzgjedhura letrare, atyre të shpërblyera si dhe të propozuara për botim, në revistën letrare AGMIA.
E gjithë kjo veprimtari e bujshme dhe gjithëpërfshirëse brenda hapësirës shqiptare, është zhvilluar, vlerësuar e, është shëprfaqur në publik, më 31 janar 2019 në Bibliotekën e re të Gjilanit, para një auditori të shumtë e të zgjedhur.
TAVOLINA LETRARE E E SË SHTUNËS, ka qenë risi në veprimtaritë e deritashme të këtij asociacioni shkrimtarësh dhe është mbajtur nga fundi i muajit shkurt e përgjatë gjithë stinës së pranverës ku janë vlerësuar kryesisht botimet e reja, të botuara gjatë këtij viti.
Në kafiterinë “Te fontana”, që gjendet në qendër të Gjilanit, aty ku nis Sheshi i ri i këtij qyteti, prej krijuesve dhe kritikëve letrar, janë paraqitur e vlerësuar dhjetë botime të reja letrare të autorëve të ndryshëm, jo vetëm nga Gjilani, po edhe nga Prishtina, Kamenica, Klina e Ferizaj.
MUZA E AGIMIT, pjesë letrare e Manifestimit përkushtues kulturor për heroin e kombit Agim Ramadani, “Ditët e Agimit”, edhe këtë vit është përgatitur e realizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në fshatin e lindjes së heroit, në Zhegër, përkatësisht në shkollën e mesme të ulët “Agim Ramadani”, më 2 maj, si rëndom, në ditëlindjen e këtij poeti, piktori e strategu ushtarak dhe, njëri nga figurat më të shquara të luftës për çlirimin e Kosovës.
Çmimin e orës së madhe letrare, “Muza e Agimit”, këtë herë e meritoi dhe e mori poetja Sadete tërnava – Osmani.
ÇMIMI LETRAR “BEQIR MUSLIU”, ka qenë sfida e radhës me të cilën është ballafaquar Ars Clubi “Beqir Musliu”, si inicues dhe kontribues në themelimin e këtij Çmimi nga komuna e Gjilanit, përkatësisht Zyra e Kryetarit të komunës, që edhe e jep për çdo vit.
Këtë vit, fitues i këtij Çmimi ishte shkrimtarja Edi Shukriu nga Prishtina, ndërsa Ars Clubi “Beqir Musliu” organizoi nominimet letrare, propozoi Jurinë të cilën e emëroi Zyra e Kryetarit si dhe përgatiti ceremoninë e dhënies së këtij Çmimi në vigjilje të ditës së çlirimit të Gjilanit, më 14 qershor 2019 .
TREKËNDËSHI POETIK I PAQES, një manifestim rajonal i poezisë që tubon shkrimtarët nga pesë shtete të Ballkanit, edhe këtë vit u mbajt për herë të nëntë në Grykën e Karadakut, si përkushtim për 12 qershoritn – Ditën e lirisë së Kosovës, duke afirmuar paqen përmes poezisë dhe afrinë e popujve të Ballkanit përmes poetëve, pikërisht në një zonë që lidhë tri shtete të kësaj pjese të Ballkanit.
Në Manifestim morën pjesë mbi 50 shkrimtarë ndërsa lexuan 20 prej tyre. E, njëkohësisht u përuruar edhe edicioni poetik i këtij Manifestimi, me poezitë e poetëve pjesmarrës.
E tërë veprimtaria letrare u mbajt në shkollën e mesme të ulët, “Bajram Curri të Shurdhanit” e, Manifestimi u ndihmua pjesërisht nga MKRS-ja si dhe boksieri i mirënjohur shqiptar i peshave të rënda, Erzen Rrustemi.

VJESHTA LETRARE E GJILANIT, këtë vit u mbajtë për herë të dhjetë dhe, paraqiti prurjet më të reja letrare të krahinës së Anamoravës e më gjerë, po shpalosi edhe portrete shkrimtarësh si bie fjala, poetin martir nga Kukësi, Havzi Nelën, shkrimtarin nga Kamenica, Nexhat Rexhën e, poeten dhe romansieren gjilanase, Linditë Ramushi Dushku, e cila prej vitesh jeton e vepron në Tiranë.
Gjatë dy muajve e gjysmë të këtij Manifestimi u paraqitën edhe veprat e reja të Rahim Azemit nga Gjilani e të Biser Mehmetit nga Ferizaj.

Ars Clubi “Beqir Musliu, Gjatë vitit 2019, ka organizuar edhe paraqitjen e veprave të reja, botuar nga Fadil Kajtazi, “Liria për lirinë”, vepër publicistike, si dhe tregimet e shkrimtarit frances, Jean Iv Karlenit, “Tregimet e Kosovës”, veprimtari këto mjaftë masive, mabjtur në Biblotekën e re të qytetit, përkatësisht në sallën e Kuvendit të komunës së Gjilanit. Po, njëkohësisht ka përgatitur dhe botuar, edhe tre numra të revistës letrare AGMIA, prej të cilëve, dy numra i ka mbështetur financiarisht MKRS e një numër, komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestiit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”.
Anëtëarët e këtij asociacioni shkrimtarësh, njëkohësisht kanë marrë pjesë edhe nëpër shumë manifestime letrare brenda e jashtë Kosovës, ku kanë qenë të ftuar e, ku njëkohësisht edhe janë shpërblyer, si Sadete Tërnava – Osmani, Xhevat Latiifi, Selvete Abdullahu e Nexhat Rexha.

Gjilan, 28 dhjetor 2019

You Might Also Like