Muzikë

Arta Haziri – Nuhiu e vlerësuar kudo

 

Arta Haziri – Nuhiu, drejtuese e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet” &”Rising stars”Kosovë po shënon suksese të vazhdueshme. Së fundi ajo ka marrë diplomë  si anëtare profesioniste e gjyqtarit për vlerësim nga Beogradi -Festivali “Angel Voice”.

“Unë do të doja të ju kushtoj vëmendjen tuaj për faktin se gjithçka që është bërë dhe do të bëhet është një bamirësi kulturore që motivohet nga të gjithë njerëzit e përfshirë”, ka theksuar Atya Haziri Nuhiu e cila ka shtuar se detyra kryesore e punës me të rinjtë është rritja e tyre shpirtërore, toleranca, konkurenca korrekte dhe e shëndetshme krijuese.

“Për mua personalisht si mësuese me përvojë gati 16- vjeçare, përulemi për një çast para Sakrificës dhe dashurisë së pakufishme të çdo mësuesi, që në një periudhë të tillë, kaq të vështirë po bënë më të mirën për rritjen dhe edukimin e fëmijëve”, ka theksuar Arta, që ka falënderuar të gjithë drejtorët e Festivaleve, që janë të pazëvendësueshëm. “Bota mund të jetë e bukur dhe harmoni dhe ne kemi gjithmonë një bashkpunim që nuk është indiferente ndaj punës krijuese”, ka përfunduar Arta Haziri Nuhiu.

 

You Might Also Like