Arti pamor

Asociimi i punimeve figurative të nxënësve me veprat e artistëve të njohur të artit modern botëror

magbule   Shkruan: PhD.C.  Magbule Xhemaili

Arti, qoftë modern ose jo, në të gjitha etapat ka ushqyer veten e tij, sigurisht duke pasur muzë thelbësore realitetin, imagjinatën a përfytyrimin, respektivisht kreacionin. Gjerësisht dihet se artsitët kanë ndikuar në njëri- tjetrin, në drejtime të ndryshme: piktura ka lindur pikturën, duke u bërë muzë frymëzimi për të. Pikëtakime artistësh të vetëdijshme ose jo gjejmë në gjithë historinë  e artit piktural.

Pikërisht mbështetur në këtë; më lindi ideja që t’i shohë ato dromca takimesh, si ndikime të vetëdijshme të krijuesve të mëdhenjë apo rastësi stilistike takimesh të nxënësve krijues me piktorët eminentë të artit modern.

Asociimi me Piet Mondrian-in
Thënje: “ Linja, ngjyra dhe forma neutrale d.m.th ato nuk i ngjajnë asnjë sendi “ njihen si mjete shprehjeje të përgjithshme. Duke qenë në shkallën më të lartë të thjeshtësisë u takon të rinjve që këto mjete ti ruajnë, kompozojnë dhe rrugullojnë sipas natyrës së secilit”
Vetë Mondriani thekson se “as jeta dhe as arti nuk mund të lindin vetëm nga shpirti”, dhe me këtë rast ai sikur i përligj ndikimet mes artistëve. Mbështetur në këto katër piktura të nxënësve të mi, siç duket qartë, asociimi apo ndikimi është jashtëzakonisht i theksuar në forma gjeometrike, vija të drejta të zeza e ngjyra të pastra, aq sa fitohet përshtypje që këto krijime nuk janë të nxënësve po të vetë Mondrianit. Thjeshtësia dhe saktësia e përdorimit të këtyre elementëve të paktë piktural, bëhet veçori thelbësore e këtij artisti dhe nxënësve të mi, që duket se është ndikim i vetëdijshëm, po megjithkëtë përsëri vërehen dallimet.

Fig.1 1

Fig. 2  2

Fig.1 Kompozicion  me të kuqe, të verdhë, të kaltër, dhe të verdhë. 1930

Fig.2 Pikturë e nx. Dorant Kqiku

Asociime me Henri Matisse

Përdorimi i theksuar i ngjyrave; thyerjet e formave brenda kompozicioneve, e në veçanti strukturat e kolazheve, i afrojnë këto katër krijime të nxënësve me vokacionin krijues të piktorit të mirënjohur Henri Matisse i cili i përket periudhës së Fovizmit. Lulet, format kubiste herë të rregullta e herë të thyera dhe ngjyrat e këtyre krijimeve janë karakteristikat themelore të kolazheve, ku ngjyra jo domosdoshmërisht korrespondon me realitetin, sepse siç thotë Matisse: “ kur përdori jeshilen, jo domosdoshmërisht nënkuptoj bari”[4]

Fig. 3   3

Fig. 4 ma

Fig. 3 Henri Matisse “Spray Leaves”,1953 

Fig. 4 Kolazh i nx. Leonit Hasani

 

 

Asociimi me Pablo Pikason
Siç shihet qartë në këto dy piktura; njëra e Pikasos, simbol i artit të shekullit njëzetë, e tjetra e nxënëses Edita Haziri, bëhet e qartë se synimi është imitimi i pastër i piktorit të madh. Format synojnë të imitohen me saktësinë më të madhe këtu, ndërsa më e vështirë bëhet për nxënësen gjetja e nuancave adekuate të ngjyrave në ato forma. Është e qartë se imitimi dëshmon shumë përkushtim po edhe afinitete për artin piktural.

Fig.5 5

Fig.6 6

Fig. 5  Pablo Picasso.Tre muzikantët. 1921. Muzeu i Artit Modern, New York.

Fig. 6  Pikturë e nxënëses së Gjimnazit “Z.Hajdini” Edita Haziri

 

 

Përsëri me Pikason
Pikturat  e mjeshtrit të madh të artit, veçohet me një kubizëm abstrakt, me forma gjeometrike, kontrast ngjyrash ashtu siç kemi vendosje formash e materialesh në pikturat e nxënësve. Pikaso “ tallej me ata që rrekeshin të kuptonin artin e tij, duke theksuar: Të gjithë duan ta kuptojnë artin. Përse nuk përpiqen, atëherë, të kuptojnë këngën e një zogu? ”[7] Pra, kemi dallime formash në këtë rast dhe ngjashmëri në përdorimin e materialeve – letrës, po siç e thotë Pikaso, pa synimin për të thënë gjithçka.

Fig. 7   7

Fig. 8 ko

Fig.7  Pikaso “Mandolinë dhe kitarë” 1924

Fig. 8 Kolazh i nx. Erlinda Kqiku

 

Asociimi impresionist

Klod Mone pikturën e tij me të cilën, realisht fillon impresionizmi e quajti “ L’impressio ”, që realisht nuk paraqet realitetin ashtu siç është, po përshtypjen për të, pra perceptimin. Kështu në pikturën e kësaj nxënëseje shihet qartë se pamja edhe pse duket reale, në esencë, mënyra e shkrirjes së ngjyrave e jep emocionin për pamjen dhe jo vetë pamjen reale si të tillë.

Fig. 9  9

Fig.10 91

Fig.9 Klod Mone “ Impresion” 1872, Muzeu Marmottan,Paris

Fig.10 Pikturë e nx. Margita Kastrati

 

Asociimi me ekspresionizimin e Van Gogut
Tendencë imitimi gjejmë tek kjo pikturë me pikturën ekspresioniste të Van Gogut; ku ngjyra e verdhë dhe e kaltër, simbolika të fushës së grurit e kthjelltësisë së qiellit realizohen në të dyja pikturat, vetëm se te Van Gogu ngjyrat janë më të theksuara, ku vërehen të hequrat e shkurtra e të shpejta të brushës, të cilat nuk ka mundur t’i realizojë nxënësja në pikturën e saj, por ajo ka tentuar të kopjojë edhe detajet më të imëta siq mund ta vërejmë në përshkrimin e sorrave.

Fig. 11    92

Fig. 12 93

Fig.11 Vincent Van Gogh “ Fusha me grurë dhe sorrat” 1889

Fig.12 Pikturë nx. Liza Ukshini

 

Ndikimi i pikturës së Edgar Degas – it në fotografi
Degasi gjerësisht njihet si artist që ka studiuar balerinat, duke e lidhur pikturën e tij me studimin e artit të baletit. Si impresionist freng ai pikturon valltaret duke vërejtur  e kapur detajin, pikërisht ashtu siç funksionon arti i fotografisë. Kësisoji, nxënësi Loris Llapashtica në fotografinë e tij kap detajin e një balerineje të vogël, ndërsa ajo ekzekuton. Pikëtakimi i tij realizohet si ide, ashtu siç ato realizohen në pikturat e Degas-it.

Fig.13 94

Fig.14 ba

Fig.13 Edgar Degas “Balerina” 

Fig.14 Fotografi artistike e nx. Loris Llapashtica

 

Renesanca e modernizuar
Nxënësja Ermira Isufi në këtë pikturë është ndikuar nga vepra “ Lindja e Venerës” e artistit Sandro Botticelli. Valvitja e flokëve asociion mes këtyre dy pikturave, ashtu si edhe përdorimi i ngjyrave, vetëmse këtu pamja fizike merr përmasa të kubizmit, pra kemi trajtim modern të një pikture klasike.

 

Fig.15   96

Fig.16 97

 

Fig.15 Sandro Boticelli “Lindja e Venerës” 1485

Fig. 16 Punim i nx. Ermira Isufi

You Might Also Like