Atletikë

Atleti Abib Aliu ka nderuar Dëshmorët e Kombit

 
Gjilan – Atleti me prejardhje nga Vërbica e Zhegocit, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, në mënyrë triumfale nga lapidari në Zhegoc gjerë tek Varrezat e Dëshmorve ka vrapuar distancën 18km duke nderuar Dëshmorët e Kombit që dhanë jetën për liri të shtetit të Kosovës.
Fillimisht Aliu ka vendosur kurorë tek Lapidari në Zhegoc duke nderuar Dëshmorët e Kombit, poashtu atleti Aliu me të mbërritur tek varrezat e Dëshmorve në Gjilan ka vendosur kurorë në shenjë nderimi për Dëshmorët e Kombit.
Në shenjë përkrahje për vrapimin e tij disa qytetar të Vërbicës dhe Zhegocit kishin dalur për ta përkrahur atletin Aliu, ndërsa disa qytetar të kësaj ana disa kilometra ju bashkuan në shenjë përkrahje në vrapimin e tij.
Atleti Aliu njiherit i cili mbron ngjyrat e Kombëtarës së Gjermanis për veteran i emocionuar është shprehur.
“Eshtë nder dhe respekt të vraposh për Dëshmorët e Kombit, gjaku i tyre sot ka bërë që populli i Kosovës të jeton në liri, jam shum i lumtur që këtë vrapim ua kushtoj Dëshmorve, ky vrapim i imi është një vrapim simbolik për popullin e kësaj ane dhe për shtetin e Kosovës”.
Një nderim të posaqëm për atletin 65 vjeqar e kishte paraparë edhe Departamenti i Sportit së Komunës së Gjilanit, duke e nderuar me një mirënjohje nga ana e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të cilën mirënjohje e ka dorzuar Përgjegjësi për Sport në Komunën e Gjilanit, Malzog Hoxha.
“Eshtë respekt i madh për ne që një atlet në këtë moshë të nderon Dëshmorët e Kombit, është thënë gjithmon se sporti është Ambasdori më i mirë i një vendi dhe këtë e dëshmoi atleti Aliu, për të cilin e falenderojm për kontributin e tij dhe na bën krenar që Komuna jonë ka një sportist të tillë”.
Abib Aliu ka theksuar se është mirë që rinia të mirret më tepër me sport e veqanarisht me atletik, pasiqë siq dihet atletika është Mbretreshë e Sportit

You Might Also Like