Sportet me dorë

Aydin BBSK shumë e fortë për Dritën

Drita e ka humbur ndeshjen e dytë në BVA Kupën e Ballkanit, nga skiadra favorite Aydin BBSK, me rezultat 3:0.
Ndryshe nga ndeshja e parë ku nga seti i parë deri në të tretin pati ngritje, në këtë ndeshje, ngarkesa dhe pamundësia për rigjenerim në më pak se 5 orë, ka lënë gjurmë, duke patur rënie nga seti i parë në të tretin.
Periudha e parë mbyllet 14:25, ndërsa në të dytën gjilanaset u kufizuan në 11 pikë.
Seti i tretë ishte periudha më e zbehtë, përballë një skuadre dukshëm më superiore, në të gjitha aspektet, duke u ndalur në 8 pikë.
Seti 1 • 14:25
Seti 2 • 11:25
Seti 3 • 8:25

You Might Also Like