Gjilan

Azizi mirëpret bashkëpunimin me projektin NCCR

Gjilan, 01.06.2021 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së martë ka pritur në një takim drejtuesit e Projektit të Sistemit Qendror të Evidencës Penale, me të cilët ka biseduar rreth eliminimit të disa barrierave.

Fillimisht ka falënderuar për mbështetjen që kanë ofruar për Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke shtuar se do të i jetë i hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Udhëheqësja e Projektit NCCR, Yolanta Christova, ka mirëpritur bashkëpunimin, duke kërkuar që lëndët e reja të cilat të bëhen të plotfuqishme të futen në sistem të evidencës penale, në mënyrë që palët të pajisen me certifikata online në kohë sa më të shpejtë.

Në takim është diskutuar edhe për angazhimin e zyrtarëve për kryerjen e trajnimit, gjithashtu edhe për arkivimin sa më të mirë të lëndëve.

Në këtë takim, kanë qenë prezent edhe Bardhyl Hasanpapaj zëvendës udhëheqës i projektit, Bonita Salihu, menaxhere e projektit, Blerta Berveniku eksperte e IT-së dhe Klomentina Aliu, asistente e projektit.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.

You Might Also Like