ARSIMI

Azizja – mësuesja e ditëve tona

Quhet: Azize Ramadani. Është me profesion mësuese. Mësuses e popullt. Dhe, nuk ka profesion më të shenjtë se të jesh mësuese. Të tjerët kanë shtuar se, po t’na ipet rasti e kohë, profesionin e mësuesit nuk do ta ndërronim me asgjë. Është profesion human, tejet njerëzor dhe fisnik. Pse jo? Edhe Azize Ramadni, nga Gjilani, e ka në shpirt e përzemër profesionin e mësusisë. Ajo, si e re, po bën punë të shkëlnqyeshme aty ku punon. Punon dhe puna e saj është plot dije e dituri. Jo vetëm kjo?

Të gjitha shoqet dhe kolegët e shkollës, Azizen e lakmojnë dhe kanë fjalë miradije. Por, më shumë fjalë të mira kanë shkollarët e vegjël, të cilët, mësuesen e tyre e duan dhe e re respektojnë shumë. Ajo i don shkollarët e vegjël. I don dhe atyre ua falë përherë buzëqeshjen, gazin e jetës, afërinë njerëzore. Pse jo? Ajo është shumë punëtore. Në shkollë punon dhe puna e saj shihet si një ecje përpara. Pos angazhimevë rreth procesit mësimor, ajo ka kryer edhe shumë detyra të tjera.

Pra disa vjetësh, si mësuese Azize Ramadani botoi libërthin shkollor me tutill “Gjurmët e punës”, që ia ka kushtuar klasës së saj V-8-të të Shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan. Është një lloj ditari apo libri, në të cilën vpër janë tubuar belbëzimet e shkollarëve të klasës së saj. Dhe, këtë punë, mësuesja Azize nuk e ndali por e vazhdoi. Ajo e do punën dhe aspak nuk i ik aktiviteteve apo angazhimeve të lira shkollore. Pak më vonë, ajo përsëri botoi librin dytë shkollor me rrëfenja, shënime, tregime, poezi e me përkushtime kushtuar gjeneratës së klasave të pesta të shkollës në fjalë me titull: “Yjet ecin rrugës së vet”. Në këtë libër shkollor të kësaj gjenerate gjejmë preokupimet e shkollarëve, poezi, tregime, shënime nga shkolla, përkushtime letrare kushtuar jetës shkollore, mësueseve, lojës, punës, ëndrrimeve të tyre njomake etj.

Të gjitha këto “punë” iu ka paraprirë Azize Ramadani, mësuese e shkollës në fjalë. Me këtë rast, kur e pyetëm se si është puna e një mësuesi-seje punëtore, ajo na u përgjigj: “Nuk ka gjë më fisnike se të punosh me shkollarë të vegjël. Ata janë engjuj të jetës, por janë edhe e ardhmja e tyre dhe e vendit. Unë, si mësuese e shkollës në fjalë, punoj dhe punën e konsideroj të shenjtë. Pa punë, s’ka të mira materiale e të tjera. Për mua, fëmijët janë të shenjtë. Janë gazi i jetës dhe e ardhmja e një shoqërie.

Me fjalë të tjera, fëmijët shkollarë i dua pa masë. I dua, sepse ata më falin buzëqeshjen, humorin, vullnetin për punë dhe ëndrrat e jetës së tyre në vazhdim… Në librin e jetës që e kam përgaditur me titull: “Yjet ecin rrugës së vet”, pata shtuar se, “Është kënaqësi të jesh mësuese e ditëve tona. Të jesh e përgatitur dhe të posedosh virtyre, dashuri ndaj shkollarëve dhe ndaj punës.

Sot është tjetër kohë. Shkollarët nuk janë të një kohe “tjetër”, me banga të vjetra, me një fletore punë apo me një libër. Tash është tjetër kohë, tjetër mësimdhënie e tjetër metodë e punës.

Mësuesi –sja, duhet të jetë e përgatitur shumë. Duhet t’i përcjellë metodat e reja të punës. Është kohë e të arriturave të reja. Shkollari kërkon njohuri të gjerë. Unë, gjer në këtë nivel të shkollimit kam arritur duke i kryej disa programe e metoda të reja të punës, si janë: “Metodat kreative si mjete pedagogjike dhe aplikimi i tyre në njësinë mësimore”, ”Drejt një shkolle efektive për të gjithë”, “Mësimdhënja me nxënësit në qendër”, kam kryer programin “Forma të reja të

mësimdhënies”, ”Trajnimi rreth Edukimit për të drejtat e Njeriut dhe Mësimdhënie Interaktive Diskriminimi dhe Ksenofobia”, mandej kam vijuar trajnimin “Drejt një shkolle efektive për të gjithë,Tesfa Hyrje në arsimin Inkluziv”, kam mësuar për Filozofinë e arsimit inkluziv”, kam vijaur programin “Vështirësit në shkrim dhe lexim te nxënësit e Arsimit Fillor”, “Zhvillimi i shkathtësive të leximit të hershme”, mandej programin “Standardet e fasilitimit të të nxënit”, “Vlerësimi përmbledhës dhe hartimi i testit si pjesë e rëndësishme e tij për klasat 1- 9 “ etj.

Kjo është Azize Ramadani, mësuesja e ditëve tona. Jo vetëm kaq. Pos kësaj, Azize Ramadani po kandidon për asambleiste në KK të Gjilanit. Ajo, si na shtoi, do të jetë zëri më i fuqishëm për të ndryshuar jetën në të mirë të qytetarëve. “Nuk do të rrij duarkryq, por do të jem e angazhuar dhe angazhimin tim do ta reflektoj aty ku duhet. Kjo shoqëri ka nevojë për ndryshime të dukshme, sepse, kaluan vite e vite e pak është punuar aty ku do të duhej të shihej puna dhe aktiviteti”, shtoi znj. Azize, tash mësuese e zellshme e ditëve tona.

Azize Ramadani është e lindur, më 28 maj të viti 1975 në Gjilan. Gjilanin, mësuesja Azize e ka vendlindje të ngrohtë. Ajo jeton në këtë qytet të kulturës dhe të dijes. Shkollimin fillore e kreu në “Musa Zajm” të këtij qyteti. Shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të këtij qyteti në fjalë. Pas shkollimit të mesëm, ajo regjistrohet në SHLP në ” Universitetin e Prishtinës,”Skenderbeu” në Gjilan. Me kohë marrë titullin mësimdhënëse e diplomuar. Pas kësaj, ajo ka kryer masterin në Prishtinë me titull: “Menaxhimi në arsim”.

Në fund, Azize Ramadanit i shtuam: Të lumtë mësuese e ditëve tona…!/Tefik Selimi

You Might Also Like