Sporte të tjera

Babë e bijë të pa konkurrencë në bowling

Ju prezantojmë Nysret Haziri dhe Kaula Haziri babë e bijë nga Klubi AR Katana i Qytetit të Gjilanit të pa konkurencë në sportin e Bowlingut Kosovarë.

– Kaula Haziri është 11 vjeqare dhe në Sezonin 2019/2020 të Ligës së Kosovës në Bowling .
Ishte Kampione e Kosovës me Klubin e Bowlingut AR Katana në kategorin ekipore , Kampione e Kosovës në Kategorin individuale tek Juniorët, fituese e Kupës së Kosovës në kategorin Seniore dhe kjo ishte tepër senzacionale .
Kaula Haziri deri tani është Kampione e dyfisht e Kosovës në Bowling në vitin 2016/2017 dhe 2019/2020 dhe një herë kishte përfunduar në vendin e dytë në vitin 2017/ 2018.

– Nysret Haziri në Sezonin 2019/2020 të Ligës së Bowlingut të Kosovës u shpall Kampion i Kosovës me Klubin AR Katana në kategorin e Klubeve , Kampion i Kosovës në Kategorin Individuale Senior, Fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës së Kosovës.
Nysret Haziri është Kampion i trefisht i Kosovës në sezonin 2015/2016 , 2018/2019 , 2019/2020 si dhe në sezonin 2018/2019 dhe në sezonin 2019/2020 i kishte fituar të gjithë titujt e mundshëm në Ligën e Kosovës për dy vite rresht që është një rekord i pa imagjinushëm dhe ndoshta i pa arritshëm.

Gjithashtu këtë vit nga xhiro e parë e Sezonit 2020/2021 të Ligës së Bowlingut të Kosovës janë në vendin e parë dhe po tregojnë përgaditje edhe më të lartë se në vitin e kaluar, që do të thotë se do ketë surpriza dhe të papritura ne Ligën e Bowlingut.

 

You Might Also Like