Futboll

Ballkani mund Gjilanin edhe në miqësore

Suharekë, 24 Korrik 2019-Gjilani ka humbur me rezultat 1 me 0 në ndeshjen testuese kundër Ballkanit, ndeshje zhvilluar në Suharekë.

Gjilani pati disa mundësi të mira shënimi edhe për kundër rasteve dhe lojës së mirë, futbollistët kuq e bardh nuk arritën të realizojnë gol në sfidën e sotme.
Ballkani golin e fitores e realizoi në pjesën e dytë të takimit.

Mungesa e vetme në këtë ndeshje për Gjilanin ishte Bedri Greca, i cili ishte me temperaturë dhe nuk mundi të paraqitej në ndeshjen e sotme.

Gjilani ndodhet në vulgun e përgaditjeve, kurse ndeshjen e radhës kontrolluese do ta zhvilloj këtë të diele kundër Renovës në Mavrovë, vend ku do ti vijoj përgaditjet parasezonale skuadra e Gjilanit.

You Might Also Like