Futboll

Ballkani i Suharekës do t’i jap hijeshi Superligës së Kosovës në futboll

Ballkani i Suharekës sivjet pritet të jetë befasia e kampionatit në Superligën e Kosovës në futboll. Ky klub me traditë në futbollin kosovar, pas disa viteve të garimit në Ligën e Parë të Kosovës, sërish është kthyer në futbollin elitar.

Klubi po përpëlitej me vështirësi nga më të ndryshmet, derisa në krye të tij erdhi njeriu i duhur, afaristi i suksesshëm dhe njeriu më meritor që Ballkani është rikthyer në Superligën e Kosovës në Futboll.

Arsim Kabashi, pronar i Kompanisë Cima Construction me të marrë kryesimin e klubit, bashkë me bashkëpunëtorë menjëherë iu përvesh punës që ekipin e Ballkanit t’a inkuadroj në rang më të lartë të garave dhe një gjë e tillë tash është arritur.

Ballkani ka pasur suksese të mëdha sidomos këtë pranverë, kurse në Superligën e Kosovës pritet që të jetë ekipi që do të bëjë befasi, ngase në radhët e veta ka sjellë përforcimet e duhura.

KF Ballkani është  organizuar edhe më mirë në kryesi, ka sjellë risi në shtabin teknik si dhe në fondin e lojtarëve, andaj në këtë ekip presin që krejt vlerat e tyre t’i shfaqin në Superligën e Kosovës. Në KF Ballkani presin që edhe shkallët e Stadiumit në Suharekë të jenë të mbushura përplot.

Ballkani i Suharekës do t’i jap hijeshi Superligës së Kosovës në futboll, ngase ky ekip sivjet do të jetë  rival i denjë për shumë ekipe të tjera dhe me organizimin e punën që është duke u bërë do të arrihet që të krijohet një përbërje e qëndrueshme, e cila do të shfaq futboll cilësor.

 

You Might Also Like