Kamenicë

Banorët e brezit kufitarë në Karaqevë kanë një kërkesë për Grupin Negociator

 

Banorët e brezit kufitar në fshatin Karaqevë të Komunës së Dardanës kanë një kërkesë për Grupin Negociator me Serbinë. Ata kanë kërkuar që krahas çështjeve të interes nacional të kihet parasysh edhe zona në brezin kufitar në fshatin Karaqevë të komunës së Kamenicës ku jetojnë 3200 banorë dhe të cilët jetojnë me ankthin se ku do të përfundojë prona e tyre stërgjyshore dhe se a do të dëmtohet territory I Kosovës.

Selver Lenjani, aktivist nga Karaqeva, thekson se përfaqësuesit tanë, të cilëve u dhamë votën dihet që të ngrehin zërin e arsyes dhe të brengës së banorëve të Karaqevës, duke kushtëzuar edhe vazhdimin e bisedimeve.

You Might Also Like