Futboll

Barazon Vitia

Këtë të hënë është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 16 në Ligën e Parë, e cila njëherit edhe ka mbyllur siparin e stinorit vjeshtor të kampionatit.

Ndeshja ndërmjet Vitisë dhe 2 Korrikut e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në fshatin Sadovinë të Vitisë ka përfunduar me rezultat të çuditshëm 4 me 4, raporton Gazetasheshi.com.

Njëherit ky është rezultati më i çuditshëm i vitit në futbollin kosovar, pasi që nuk mbahet mend të ketë patur një ndeshje që mbyllet me barazim dhe me kaq shumë gola.

Me pikën e arkëtuar në udhëtim, tashmë skuadra e 2 Korrikut ngritet në kuotën e 23 pikëve dhe renditet në pozitën e tetë të renditjes tabelare.

Ndërkohë, Vitia mbetet në vendin e fundit me 15 pikë.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like