Viti

Bashkim Hasani jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të AAK-së, dega në Viti

 

Ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të degës së AAK-së në Viti, Bashkim Hasani.
Largimin nga kjo parti pas disa vitesh kontribut, e ka konfirmuar vetë Hasani nëpërmjet Facebook-ut.

Ai pa dhënë shumë detaje, shkurt ka shkruar se për arsye personale jep dorëheqje nga cdo përgjegjësi e të qenit nënkryetar i AAK-së dega në Viti.Në statusin e tij ai veq tjerash ka shkruar”:

“Njoftim për Dorëheqje- Për arsye krejtësisht personale ju njoftojë që nga sot jap dorëheqje nga cdo përgjegjësi e të qenit nënkryetar i AAK-së dega në Viti”,

Kujtojmë se dorëheqja e tij, vjen pak ditë pasi kjo parti ju ka bashkuar në qeverisjen e komunës, LDK-së në Viti, me anë të një marrëveshjeje koalicioni mes dy partive në nivel lokal.Ndryshe ,
Hasani njihet në Viti si kritik i qeverisjes së Sokol Halitit.Aziz Zuka

You Might Also Like