Futboll

Bashkimi – Dardana ndeshje shumë e rëndësishme


Në fshatin Koretin të Dardanës dita e enjte do të jetë ditë futbollistike, ku i madh e i vogël do ta mësyen stadiumin e fshatit për të përcjellur derbin e stinorit futbollistik.

Skuadra e Bashkimit është lidere në tabelën e klasifikimit me 53 pikë ndërsa Dardana në pozitën e dytë me tri më pak 50 pikë.
Siq dihet prej shumë kohësh, këto dy skuadra kanë rivalitet tejet të madh pa marrë parasysh renditjen e tyre në tabel.

Lirisht mund të theksohet se KF Dardana e cila për dy vite kishte pushuar aktivitetin e tyre futbollistik, ata në këtë vit përposë që u riaktivizuan me struktura profesionale në klub kanë arritur të jenë pretendent kryesor për titull të kampionit, i cili i dërgon drejtpërdrejt në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Në rradhët e Dardanës janë mobilizuar si asnjëherë më parë që në këtë derbi të dalin fitues ku sipas tyre do të siguronin pozitën e parë, për këtë gjë është mjaft optimist edhe vet kryetari i klubit, Jakup Berisha.
“Ne për këtë ndeshje jemi të përgaditur maksimalisht, ne nuk lakmojmë në asnjë skuadër të Superligës ne kemi tifozët tanë të flakët të cilët cdo ditë e më tepër po i bashkangjitet klubit tonë, sipas neve ne do të zhvillojm këtë derbi me shpresë se do të ngadhnjejm dhe për këtë jam i bindur dhe besoj në futbollistët e mijë”.

Alfa Omega e Dardanëve padyshim është Sekretari i Klubit, Agim Kastrati, i cili me punën e tij të palodhëshme ka arritur së bashku me strukturat e klubit ta riorganizon klubin dhe ta kthej në binarët e duhur.
“Befasia më e këndshme në futbollin e Kosovës është skuadra e Dardanës, pas pauzimit dy vjeqar jemi rikthyer në mënyrë triumfale e gjithë kjo është meritë e të rinjëve të Dardanës, tani jemi në vlugun më të madh të garave ndërsa për derbin ndaj Bashkimit të Koretinit kemi arritur të mobilizohemi si kryesi, tifozë e futbollistë, ne besojmë në aftësit tona dhe me padurim presim këtë derbi të qytetit të Dardanës, do të jetë një spektakël futbollistik ndërsa ne do t’ja arrijmë qëllimin final”.

Sulmuesit e Dardanës janë më efikasit në futbollin e Kosovës ata gjerë më tani kanë shënuar 79 gola duke pranuar 21, ndërsa në radhët e Bashkimit në nivel të kënaqshëm është mbrojtja e cila ka pranuar vetëm 9 gola ndërsa sulmuesit kanë qenë efikas me 58 gola.

Se kush do të fitoj betejën sulmuesit apo mbrojtja mbetet të shihet të Enjten, por një gjë është e sigurt se na pret një derbi jashtëzakonisht i zjarrët.

You Might Also Like