Futboll

Bashkimi i Koretinit angazhon lojtarin e Dritës

Bashkimi i Koretinit, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, ka sjellë një lojtar cilësor në radhët e veta. Është ky futbollisti i deridjeshëm i Dritës së Gjilanit, Durim Baxhuku, i cili do të vesh fanellën ngjyrë portokalli këtë pranverë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e KF Bashkimi i Koretinit, në të cilën është thënë:

Pas shumë negociatave si me lojtarin ashtu edhe me KF Drita sot KF Bashkimi arriti marrëveshje për sezonin pranveror me lojtarin e KF Dritës Durim Baxhuku.
Durimi ishte lojtar kyç në shumë sezone të KF Dritës dhe me përvojën e tij do i ndihmoj klubit tonë në rrugën drejt Superligës.
Faleminderit Durim që zgjodhe klubin tonë
Faleminderit KF Drita për bashkëpunim.

You Might Also Like