Futboll

Bashkimi i Koretinit i pandalshëm në garat për kupë

Bashkimi i Koretinit, anëtar i Ligës së Dytë të Kosovës në futboll është befasia më e madhe në garat për Kupën e Kosovës në Futboll. Ky ekip nga Komuna e Kamenicës, ka shënuar fitore këtë të shtunë, duke mposhtur 2 Korrikun e Prishtinës me rezultat 3:1.

Që nga rrethi i ardhshëm, Bashkimi i Koretinit do të gjendet në vazot e shortit, ku do të garojë me ekipet e Ligës së Parë dhe të Superligës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjet tjera janë arritur këto rezultate:

Vëllaznimi – Arbëria 2-1

Flamurtari – Vllaznia 3-1
Bashkimi (K) – 2-Korriku 3-1
KEK-u – Dukagjini 3-1

You Might Also Like